Brenda një periudhe 24-orëshe, janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ku si pasojë janë ndërmarrë masa nga organet e rendit.
Në Prishtinë, më 7 janar 2025 rreth orës 13:00, një mosmarrëveshje ka përfunduar me dhunë psikike ndaj një gruaje nga një burrë.
Rasti është proceduar sipas procedurave të rregullta me vendim të prokurorit.
Një tjetër rast u raportua në Prishtinë më 8 janar 2025, rreth orës 19:00, ku një burrë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.
Policia ka nisur veprimet e nevojshme për trajtimin e mëtejshëm të rastit.
“Prishtinë 07.01.2025, 13:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. Prishtinë 08.01.2025-19:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme”, thuhet në raportin e PK-së.
Një rast i ngjashëm ndodhi në Pejë më 8 janar, në orën 15:35, ku pas një konflikti verbal, një burrë dyshohet se i shkaktoi dhunë psikike një gruaje.
“Pejë 08.01.2025, 15:35. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psiqike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
I dyshuari u arrestua dhe, pas intervistimit, u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.
Në Gjakovë, po më 8 janar, rreth orës 14:00, një burrë në gjendje të dehur, dyshohet se tentoi të sulmonte fizikisht një burrë tjetër.
Edhe në këtë rast, i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje