Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të bëj shqyrtimin e raportit me rekomandime për Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara.
Kurse Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bën shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe do të ketë diskutim me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”.
Ndërsa në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të ketë raportim të ministres Arbërie Nagavci lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e MASHTI.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e Planit vjetor të Auditimit për sezonin 2022-23. E ftuar: znj.Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme, si dhe bën shqyrtimin e draft raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.