Udhëheqësit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) premtuan më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe e shpallën Rusinë “kërcënim të drejtpërdrejtë” në samitin e tyre, të mbajtur në Madrid gjatë 29 dhe 30 qershorit.
Udhëheqësit e aleancës ushtarake perëndimore prej 30 anëtarësh u mblodhën në kohën e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.
Redaktori për Evropën i Radios Evropa e Lirë, Rikard Jozwiak, ishte në kryeqytetin spanjoll për ta përcjellë takimin, dhe nxori këto katër gjëra kryesore.