Pjesëmarrësit vijnë nga Shqipëria, Brazili, Italia, Franca,Slovenia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Edicioni i parë u mbajtë në vitin 2018 me ç’rastë pandemia i detyroj që ky festival të ketë një pauz por megjithatë u rikthye për publikun.
Kryetari i Komunës së Therandës Z. Bali Muharremaj, priti themeluesin e këtijë festivali Zotri Shaqir Palushi, poashtu themelues i Kompanisë Golden Eagle,ku i falënderoi të gjithë bizneset që po e ndihmojnë këtë festival. shkruan tv-opinion.
Zotri Palushi na njoftoi se programi do të fillojë nga ora 18:00 ku pritet të zgjasë deri pasmesnate. Kjo do të fillojë me parakalim nga objekti Komunës deri të sheshi Fadil Vata.
Ai na njoftoi se është bëre aplikimi në Unionin e Federatës Botërore të Karnevaleve ne presim që të themelojmë edhe grupe profesionale dhe amatere për pjesëmarrje në karnevale.
Në mes të tjerash ai përmendi se ky manifestim, qytetit dhe në veqanti Gastronomisë i cili ka qene sektorë i prekur pergjatë pandemise do ti sjellë të ardhura meqë do të ketë mysafir të shumtë të cilët do të akomodohen ne hotele të Therandës dhe Prizrenit. Karnevali si mysafirë në koncert pritet të sjellë Reperin Getoar Selimi dhe RnB Këngëtaren Dhurata Dora./tv-opinion.com/