Karim Benzema është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2022 në futboll në ceremoninë që po mbahet në Paris.
Sulmuesi i Real Madridit dhe Kombëtares së Francës e fitoi garën me Kevin De Bruynen, Lewandowskin dhe Manen, shkruan Demokracia.com.
Çmimin e madh të “Topit të Artë” e ka ndarë legjenda e futbollit, Zinedine Zidane.
34-vjeçari fitoi Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit në La Liga si dy nga trofetë kryesor të “mbretërve” duke qenë ndër futbollistët më kontributdhënës të skuadrës