Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja sot në lidhje me operacionin e gjerë anti-drogë të koduar “Syri”.
Në bashkëpunim me Guardia di Finanzia-n, janë sekuestruar 992 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë, e cila ishte ndarë në 153 pako.
Kjo sasi u kap në ujërat italiane në një mjet lundrues, pas transportit me 3 skafe në thellësi të detit nga 3 shtetas shqiptarë, tashmë të arrestuar, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, gjatë finalizimit të këtij operacioni, janë arrestuar edhe dy shtetas ukrainas.