Arrestohet shoferi shqiptar me 24 kg heroinë në portin e Ankonës. 50-vjeçari ishte nisur një ditë më parë nga Porti i Durrësit.
Kontrollet në makinë zbuluan 43 pako të fshehura në sediljen e pasagjerit.
Sipas medieve italiane 50-vjeçari konsiderohet “korrier” që është përdorur vetëm për transportimin e drogës.
Policia ka sekuestruar makinën, ndërkohë për shoferin është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”. /Telegrafi/