750 litra vaj i kontrabanduar nga Serbia është kapur nga Njësitet e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Dogana e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Në Mitrovicë njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojne një automjet transportues i cili pas ndalimit u kontrollua dhe ju gjetën mallra të kontrabnanduara. Automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filuar procedura e kundërvajes doganore.