Kancelari Olaf Scholz në konferencën për media së bashku me kryeministrin Kurti përsëriti edhe njëherë angazhimin e qeverisë së tij për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Scholz tha se për ta hequr regjimin e vizave për Kosovës flasin me të gjithë partnerët evropianë që edhe ata të binden se një gjë e tillë duhet të ndodhë raporton Gazeta Express.
“Unë e kam thënë edhe më herët ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi që kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët në Evropë dhe ata të binden siç jemi bindur ne që moti”, tha Scholz.