Sipas mendimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz presindeti rus Vladimir Putin po zhvillon luftë kundër demokracive.
“Putini duket se ka frikë se shkëndija e demokracisë mund të kalojë edhe në vendin e tij. Kjo është arsyeja pse ai ka vite që ndjek një politikë që synon të shpërbëjë NATO-n dhe BE-në”, tha Scholz në një intervistë për gazetën “Münchner Merkur”. Putini dëshiron një Evropë të ndarë dhe kthim në një politikë zonash ndikimi. Por atij i duhej të pranonte se në vendet fqinjë përreth Rusisë është rritur një bashkësi shtetesh demokratike.
Kancelari Scholz përsëriti në intervistë kërkesën e tij që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina. “Është e qartë se një paqe e diktuar nga hiri i Putinit është e papranueshme”, theksoi Scholz. Ai iu referua gjithashtu sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
“Ne do të rezistojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, – tha Scholz.
Lidhur me pretendimet se Gjermania po dërgon shumë vonë dhe shumë pak armë për ushtrinë ukrainase, kancelari Scholz tha: “Shumë nga ato që thuhen në këtë vend thjesht nuk janë të vërteta”. Disa e nënvlerësojnë kompleksitetin e çështjes. “Kushdo që mendon se armët e luftës janë në dispozicion si automjetet tek sallonet tregtare, e ka gabim.” – tha kancelari./DW/