Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është pritur në takim nga ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Kamberi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” duke thënë se se Shtetet e Bashkuara mbeten nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me E.T. Christopher R. Hill për të biseduar rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që përfaqësojmë. SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit”, ka shkruar Kamberi.
Postimi i plotë:
Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 me E.T. Christopher R. Hill për të biseduar rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që përfaqësojmë.
SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit.