Në Tërnoc të Madh, Partia Socialiste e Serbisë ka dashur ta kontrollojë vetë listën zgjedhore, tha Shaip Kamberi, bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar dhe kandidat për deputet.
“Gjithçka që po ndodh në Tërnoc të Madh, tregon se po bëhen të gjitha përpjekjet që lista shqiptare të mos ketë një deputet”, tha Kamberi për N1.
Ai ka thënë se në tentativën e fundit të pasuksesshme për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në atë vend, ka pasur ofendime ndaj shqiptarëve në baza kombëtare dhe se një votues që ka ardhur për të votuar është tërhequr për dore nga vendvotimi.