Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka thënë se qeveritë e kaluara kanë bërë siç ju ka thënë Beogradi.
Për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e AAK-së Time Kadrijaj, e cila i tha ministres Haxhiu, Beogradi e paska porositë Haradinajn, për me formu Ushtrinë, me ju vënë taksën si dhe vendime të tjera në të mirë të shtetit të Kosovës.
“Sipas Albulena Haxhiut, Beogradi e paska porosit kryeministrin Haradinaj që ta formojë Ushtrinë, t’ia kthejë Trepçën Kosovës dhe ta pavarësojë Kosovën energjetikisht.
Gjithashtu sipas Albulenës, Beogradi e paska porosit Haradinajn edhe me jau vendos taksën”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.