Time Kadriaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës se ministrja e Punës së Jashtme, Donika Gërvalla “është duke i injoruar deputetët e Komisionit për punë të Jashtme”.
“Ne po kërkojmë nga ministrja që na tregojë më shumë për zbatimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm”, ka thënë ajo të enjten.
Sipas saj, pos nga Gërvalla “janë duke u injoruar edhe nga të gjithë zyrtarët e MPJ-së”.
“S’na ka mbetur asgjë pos t’i dërgojmë shkresë kryeparlamentarit Glauk Konjufca”, ka thënë Time Kadriaj.
Por Gërvalla nuk ishte brenda seancës kur u shtrua pyetja e deputetes së AAK-së.