Paul Pogba është larguar nga turneu para sezonal i Juventusit në SHBA dhe do të kthehet për vizitë specialistike në Itali nesër, ku ai pritet t’i nënshtrohet operimit në gju, por mjekët e Manchester United janë “akuzuar” që nuk kanë intervenuar më herët në këtë problem
Mesfushori pësoi një dëmtim në miniskusin anësor të gjurit të tij të djathtë gjatë një seance stërvitore në Los Angeles javën e kaluar. Ai u largua nga SHBA sot për në Itali, ku ai pritet që të këtë konsultime të tjera me specialistin e ortopedisë.
Burime të ndryshme besojnë se një operim është i nevojshëm duke bërë që Pogba të jetë së paku një muaj jashtë fushës ose dy.
Megjithatë, raportet thonë që stafi mjekësor i Juventusit e ka drejtuar gishtin tek ai i Manchester United që, sipas tyre, kanë dështuar që të merren me këtë problem më herët.
Pogba mezi luajti gjatë muajve të tij të fundit të karrierës në Old Trafford për shkak të problemeve muskulare që pati në këmbën e tij të djathtë.
Kjo është edhe këmba që pasoi lëndimin e meniskusit anësor, me pretendimet e tyre që i kanë bërë për Calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport se lëndimi është shkaktuar nga tensioni brenda gjurit.
Për shkak të këtij problemi që nuk është adresuar – për të cilin kjo është arsyeja pse ai do të vizitohet nga specialisti ortopedik në fokus ekuilibrin, tendosjen dhe shtrirjen e njërit gju – dëmtim që është akumuluar deri në këtë lëndim.
Nëse operimi do të ishte bërë më herët, ai do të parandalonte lëndimet pasuese të tjera të tij.