Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pasi u publikua një dokument i Qeverisë që planifikon t’ua ndalë pagat grevistëve.
Ai tha se pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj grevistëve është “cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve”.
“Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punetoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Neni 18
Efektet e grevës së ligjshme
1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës.
Keshille juridike falas per Qeverine:
Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, nenkupton se pezullohen detyrimet e punetorit per te permbushur obligimet qe dalin nga kontrata e punes.
Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, ne asnje rrethane nuk nenkupton se pezullohen obligimet e shtetit, apo punedhenesit ne sektorin privat te pezulloj te drejtat e punetorit ne page dhe beneficione tjera qe rrjedhin nga kontrata e punes, gjate kohes se greves se ligjshme.
Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punetoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social.
E papranueshme. Kjo nuk kalon. Masa te menjehershme ndaj kujdo qe ka filluar nje iniciative te tille.