TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022
in Ballina, Botë, Lajme
Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për të kundërshtuar ndikimin rus si dhe “për të forcuar misionin e NATO-s, dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë”, ka Qeveria britanike të enjten.

“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh i lojërave për synimet shkatërruese të [presidentit rus, Vladimir] Putin”, thuhet në deklaratën e kryeministrit britanik, Boris Johnson.

“Duke ndezur flakët e secesionizmit dhe sektarizmit, Rusia përpiqet t’i kthejë mbrapsht sukseset e tri dekadave të fundit në Bosnje-Hercegovinë”, shtoi ai.

Andaj, tha Johnson, kjo është arsyeja që “ne po forcojmë mbështetjen për Bosnje-Hercegovinën”.

“Ne po i përgjigjemi thirrjes së miqve tanë për të ndihmuar në mbrojtjen e paqes”, tha ai.

Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, dy ekspertë për luftën kundër dezinformimit dhe reformën e mbrojtjes, do të punojnë me Forcat e Armatosura të Bosnje-Hercegovinës dhe NATO-n, për të ruajtur paqen dhe sigurinë në këtë vend.

Britania do të sigurojë, po ashtu, fonde për rritjen e sigurisë kibernetike atje.

“Bosnje dhe Hercegovina aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial prej pas luftës dhe liderët secesionistë po punojnë në mënyrë aktive për të krijuar ndarje dhe konflikte të mëtejme. Këto plane mbështeten nga Moska”, thuhet në deklaratën e Qeverisë britanike.

Shqetësimet e Perëndimit për Bosnje-Hercegovinën janë rritur qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka qëndruar në Sarajevë më 26 maj, ku ka premtuar se vendi i saj do të ndihmojë në trajnimin e ushtrisë së Bosnjës.

Bosnje-Hercegovina, që pas përfundimit të luftës më 1995, është e ndarë në vija etnike: me Federatën Myslimane-Kroate, në njërën anë, dhe Republikën Sërpska, të banuar me shumicë serbe, në anën tjetër.

Udhëheqësi i serbëve, Millorad Dodik, që është edhe anëtar i presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka disa muaj që ka intensifikuar përpjekjet për të ndarë Republikën Sërpska nga pjesa tjetër e territorit.

Për këtë plan, analistë, por edhe disa zyrtarë, thonë se Dodik ka bekimin e Rusisë.

Më 17 qershor, Dodik ka takuar në Shën Petërsburg, presidentin rus Vladimir Putin.

Ai ka thënë se ka marrë ftesë të re nga Putini për një vizitë edhe në shtator. /Rel

Tags: Ballkani PerendimorBoris JohnsonBritania e MadheRusiaVladimir Putin
ShareTweetShare
Previous Post

Nga shkëlqimi në falimentim, historia e Tyson që mbush sot 56 vjeç

Next Post

Deliu: Kurti e Murati nuk do ta kuptojnë kurrë që liria e një vendi nuk blihet me para

Related Posts

Kurti arrin në Bruksel, ambasadori kosovar poston disa fotografi
Ballina

Kurti arrin në Bruksel, ambasadori kosovar poston disa fotografi

by TV OPINION
17/08/2022
Ministri Sveçla: Kosova nuk ka luftëtarë në Ukrainë
Ballina

Procedohet për konsultime Ligji i Pagave dhe ai për zyrtarët publik

by TV OPINION
17/08/2022
Situata energjetike në vend, KOSTT-i: Për oraret e reduktimeve drejtohuni në KEDS
Ballina

Situata energjetike në vend, KOSTT-i: Për oraret e reduktimeve drejtohuni në KEDS

by TV OPINION
17/08/2022
SHBA i dhuron Kosovës vaksina kundër Covid -19
Ballina

Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim kundër Covid-19

by TV OPINION
17/08/2022
Kurti për takimin e 18 gushtit me Vuçiqin: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke
Ballina

Takimi Kurti-Vuçiq, reagon edhe UNMIK-u

by TV OPINION
17/08/2022
Next Post
Deliu: Kurti e Murati nuk do ta kuptojnë kurrë që liria e një vendi nuk blihet me para

Deliu: Kurti e Murati nuk do ta kuptojnë kurrë që liria e një vendi nuk blihet me para

Te fundit

Kush do ta besonte, Kurti u pajtua që kompania e shtetit të Serbisë të operojë në Veri

Kush do ta besonte, Kurti u pajtua që kompania e shtetit të Serbisë të operojë në Veri

21/06/2022
Ramush Haradinaj është deklaruar për marrëveshjen e arritur sot për energjinë

Ramush Haradinaj është deklaruar për marrëveshjen e arritur sot për energjinë

21/06/2022
Zhduket një femër nga Fushë-Kosova

Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, Policia nis hetimet

06/08/2022
Osmani takon kryeparlamentarin e Singaporit, flasin për thellim raportesh

Osmani takon kryeparlamentarin e Singaporit, flasin për thellim raportesh

27/06/2022
Hapi i parë që duhet ta bëni për t’i mposhtur mendimet negative

Hapi i parë që duhet ta bëni për t’i mposhtur mendimet negative

19/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Ilir Meta Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Viktima Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Kurti arrin në Bruksel, ambasadori kosovar poston disa fotografi
  • Procedohet për konsultime Ligji i Pagave dhe ai për zyrtarët publik

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?