Ushtruesja e Detyrës së Drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.
Kjo është konfirmuar tashmë edhe nga vetë ajo.
“Po e konfirmoj”,ka thënë shkurt Zejnullahu-Raçi.
E njëjta nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me dorëheqjen, por sipas disa raportimeve arsyeja që çoi deri në dorëheqje ishin pikërisht mospajtimet me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe kthimin e tij në krye të MSh-së.
Ndryshe ajo ishte emëruar në këtë pozitë që nga gushti i vitit 2022