Megzon Visoka ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit te Flamurtari, shkruan Demokracia.com.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale.
Ndonëse nuk është bërë e ditur arseyja, “kuqezinjtë” e kanë falënderuar Visokën për kontributin e dhënë.
NJOFTIMI I PLOTË:
KF Flamurtari njofton se kryetrajneri i deri tanishëm Megzon Visoka ka dhënë dorëhqeje nga posti i kryetrajnerit.
Klubi e falënderon për punën e bërë deri më tani dhe njëkohësisht i uron shëndet e suksese në vazhdim.
Pas kësaj, klubi do të bëjë vlersimet e nevojshme dhe në ditët në vazhdim do të njoftoheni për zhvillimet në këtë drejtim.
KF Flamurtari.