Java e shtatë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet sot me dy ndeshje.
Në Mitrovicë, Trepça’89 do ta presë Ferizajn nga ora 15:00.
Aktualisht, mitrovicasit kanë pesë pikë dhe gjenden në vendin e shtatë, kurse Ferizaj një pozitë më lart me një pikë më shumë.
Ndeshja tjetër që nis po ashtu nga ora 15:00 është ajo mes Dukagjinit dhe Drenicës.
Ekipi nga Klina nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe gjendet në vendin e fundit në tabelë me vetëm dy pikë.
Në anën tjetër, Drenica është në pozitën e tetë me pesë pikë të grumbulluara.