Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari bashk me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti tha se nuk kanë arritur marrëveshje për futjen e veteranëve në Projektligjin për pagën minimale.
Jashari tha se kërkuan në takim që të kthehet ligji bazë i veteranit ku përcaktohen benefizionet e tyre.
Ai tutje shtoi se nuk ishte gatishmëri që të reflektojnë dhe se do ta kundërshtojnë fuqishëm Projektligjin për pagën minimale, deri në realizimin e së drejtës së tyre.
“I bëm kërkesë që nga një ligj që nuk është i zbatueshëm, në radh të parë duhet të bëhet një kategorizëm me ligjin e ri dhe e obligon qeverinë që të zbatoj ligjin me pagën minimale në ligjin bazik deri të bëhet kategorizimi i veteranëve të luftës të UÇK-së. I treguam ministrit që ke bërë shkelje ligjore dhe kërkesa jonë është që të kthehet në ligjin bazik, dhe kalkulimi i benefitit të veteranit të llogaritet në bazë të pensionit. U pa se nuk ishte gatishmëri që të reflektojnë dhe ne jemi këtu dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm deri në realizimin e së drejtës”, ka thënë Jashari.