Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk ndihet fajtor për vazhdimin e grevës pasi, siç shprehet, ai është “zë i mësimdhënëseve”.
Fajtore për mbylljen e shkollave, sipas Jasharajt, është Qeveria e Kosovës, sepse “nuk reflekton karshi kërkesave të sindikalistëve”.
Deri në reflektimin e Qeverisë, thotë ai, nuk ka ndonjë datë të mundshme për fillimin e mësimit.
“Zgjidhje ka… Ne nuk po kërkojmë miliarda”, thotë Jasharaj.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a kanë buxhet për t’i plotësuar kërkesat e mësimdhënëseve dhe a kanë të drejtë t’i urdhërojnë mësimdhënësit të fillojnë procesin mësimor.