TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Jasharaj paralajmëron greva nëse kërkesat nuk përmbushen nga qeveria e re

09/01/2025
in Ballina, Kosovë, Lajme
SBASHK-u paralajmëron grevë të përgjithshme para shtatorit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se kjo sindikatë do të kërkojë të drejtat e mësimdhënësve nga çdo qeveri, madje theksoi se nëse kërkesat nuk përfillen, do të pasojnë greva dhe protesta në arsim.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Jasharaj ka thënë se cilindo subjekt politik që vjen në pushtet, sindikata do ta konsiderojë që është vullnet i popullit dhe do të tentoj që të komunikoj dhe të ketë dialog me të.

“Ne do t’i kërkojmë të drejtat tona dhe nëse nuk i realizojnë le ta dijnë se prapë do të ketë greva e protesta nga SBAShK-u, nëse kërkesat tona nuk përfillen nga qeveria që do të vijë nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, paralajmëroi ai.

Jasharaj, ka deklaruar se sindikata po ndjek me vëmendje fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, duke shtuar se është i gatshëm të bashkëbisedoj me të gjitha partitë garuese.

Ai ka potencuar se ka premtime për rritje pagash dhe një qasje më pozitive ndaj sindikatave.

Sipas tij, vitet e fundit nën qeverisjen e Kurtit kanë qenë të vështira për sindikatat, pasi ka munguar dialogu dhe bashkëpunimi.

“Ne jemi duke përcjellë me vëmendje para fushatën dhe do ta përcjellim edhe fushatën për të parë se çfarë po thonë, sidomos kandidatët për kryeministër, deklarimet e para të kandidatit të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, premtimet janë të mëdha urojmë të jenë ashtu. E kam fjalën edhe te vlera e koeficientit 150 që do të ndikojë në rritjen e pagave. Ata kanë premtuar që do të kenë qasje ndryshe ndaj sindikatave dhe besoj që deklarimet e tyre do t’i mbajnë dhe do të kemi një frymë tjetër karshi situatës që kemi. Këto katër vitet e qeverisë Kurti i kemi pasur vite të vështira sepse ka ndikuar dialogu. Ai bashkë me kabinetin e tij ka pasur një qasje tejet të gabuar ndaj sindikatave duke mos përfillë as kërkesën për takime as dialogun. Jemi ndër shtetet e rralla që Këshilli Ekonomik Social është barakaduar dhe bllokuar me fajin e ministrit Murati. Mbrapa kësaj nuk ka mbetur as ministrja Nagavci që nga greva e vitit 2022 nuk ka gjetur asnjë ditë kohë të ulemi dhe të bisedojmë jo vetëm me ne, por edhe me Këshillin e Prindërve”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj thekson se të gjithë mësimdhënësit nuk janë të përgatitur për t’u avancuar, por sipas tij janë të përgatitur që ta mbajnë orën ashtu siç është.

“Ne gjërat që ndodhin në arsim i mësojmë nga mediat, por nuk jemi të kyçur në asnjë aktivitet që zhvillon MAShTI dhe në rastin e fundit është edhe procesi i avancimit, i cili është mbajtur jashtë çdo transparence dhe mësimdhënësit nuk e ka ditur se çka po i pret. Nuk është mirë që t’i jepet kahja tjetër. Është normale që të gjithë mësimdhënësit nuk janë të përgatitur për tu avancuar, por janë të përgatitur ta mbajnë orën ashtu siç është”, ka deklaruar Jasharaj.

Ai beson se opozita ka mësuar nga gabimet e kaluara dhe sipas tij do të ketë një qasje ndryshe nëse vjen në pushtet.

“Presim që do të jetë një fushatë tepër e ngjeshur, presim se çka po na thonë të gjitha palët, nëse na thërrasin për t’u takuar ne do të takohemi dhe do të bisedojmë me ta. Besoj që opozita ka mësuar nga e kaluara dhe nëse vjen në pushtet nuk do t’i bëjë gabimet që i ka bërë dikur, besoj që kjo Qeveri që është tani do ta ndryshoj qasjen jo vetëm ndaj nesh, por edhe ndaj gjykatave, mediave. Ngase qëndrimi i Kurtit ka qenë armiqësor ndaj sindikatave e veçmas ndaj neve që së bashku me Muratin kanë dashur ta shuajnë në tërësi duke e shpikur EKosova”, ka theksuar ai.

“Ne kemi menduar që Vetëvendosja do të jetë ajo ngase programi i saj ka qenë shumë social, para zgjedhjeve dhe ardhjes në pushtet, Kurti na ka premtuar mrekullira dhe asnjë nga këto nuk e ka bërë, dhe zhgënjimi ynë nuk është vetëm pse nuk i kanë mbajtur premtimet, por zgjerimi ynë është pse kjo qasje tmerrësisht e gabuar ndaj nesh dhe mundohen të na nxjerrin te publiku si armiqtë e tyre. Gjegjësisht ata janë armiqtë e sindikatave, sepse kanë dashur t’i shuajnë sindikatat, dhe të bëjnë çfarë të duan me punëtorët”, potencoi ai.

Jasharaj gjithashtu ka shprehur zhgënjim për premtimet e pa përmbushura të Vetëvendosjes, veçanërisht për programin social dhe premtimet për sindikatat.

“E keqja është sepse edhe të drejtat që i kemi pasur të fituara Qeveria Kurti gradualisht na ka mohuar, tri premtimeve që kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha ka kaluar në ndëshkime të mëdha. Edhe nxitja e armatës së tyre në Facebook që të na shajnë dhe të na fyejnë, në tërë sistemin arsimor dhe të tjerët që kanë ngritur zërin. Qeveria Kurti uroi që mos të vijë më si e tillë në Kosovë, uroj që të vijë koalicion partisë sepse kur ka koalicion asnjëri nuk e ndjen që është më i madh i këtij vendi por bashkëpunojë”, shtoi Jasharaj.

Tags: Rrahman Jasharaj
ShareTweetShare
Previous Post

Moti sot: I vranët dhe me diell

Next Post

Prishtina renditet e 38-a në botë për cilësinë e ajrit

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Dy ngjarjet e paralajmëruara për sot

Prishtina renditet e 38-a në botë për cilësinë e ajrit

Te fundit

Irlanda mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Irlanda mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

04/07/2022
Tahiri: Të mërkurën seanca për Trustin, presim përkrahje nga mazhoranca

Tahiri: Të mërkurën seanca për Trustin, presim përkrahje nga mazhoranca

20/06/2022
Rafuna: Dialogu publiko-privat nuk ka alternativë

Rafuna: S’dihet sa do të jetë rritja ekonomike, shumë të rijnë që ikën nga vendi ishin të punësuar

20/10/2022
Vdes ish-kryeministri japonez nga plagët e marra

Vdes ish-kryeministri japonez nga plagët e marra

08/07/2022
Bashkësia Islame e Kosovës reagon për rrahjen brutale të imamit të Lupçit

BIK-u me vërejtje, ua ndalon imamëve dhe punonjësve të merren me parti politike e fushatë zgjedhore

09/01/2025

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?