Një rast dhunimi dyshohet se ka ndodhur në një familje në Vrellë të Istogut. Siç u raportua në media një person dyshohet se ka dhunuar mbesën e tij të mitur.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë, kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se i dyshuari për dhunimin e të miturës është ndaluar, po për shkak të problemeve shëndetësore i njëjti aktualisht ndodhet në spital.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për Reporteri.net se Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë brenda afatit ligjor për caktimin e masës së paraburgimit.
“Mund ta konfirmoj person është ndaluar nën dyshimet për veprën penale Dhunimi. Prokurori e ka ndaluar të njëjtin për 48 orë dhe Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë brenda afatit ligjor për caktimin e masës së paraburgimi. Për për shkak të problemeve shëndetësore i njëjti gjendet në spital”, tha Nikçi për Reporteri.net.
Rasti raportohet se ka ndodhur vitin e kaluar.