Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se në marrëveshjen për pranimin e fajësisë të publikuar sot, Ismet Bahtijari pranon fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim.
Sipas njoftimit për media thuhet kjo vjen pas marrëveshjeve të ngjashme për pranimin e fajësisë të publikuara dje, ku dy të pandehurit e tjerë në çështjen gjyqësore gjithashtu pranuan fajësinë lidhur me këto akuza.
Tutje thuhet se marrëveshja për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka Bahtijari pranon se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta.