Një djalë i vogël u gjet gjallë brenda një pusete rastësisht nga një kalimtar, 8 ditë pasi ishte shpallur i humbur nga familja e tij.
8-vjeçari Joe jeton me prindërit e tij në Oldenburg të Gjermanisë, kur u zhduk në mënyrë të mistershme më 17 qershor.
Një operacion i madh kërkimi nisi, në të cilin u përfshinë policia, qytetarë dhe qen, por nuk mundën të gjenin asnjë gjurmë nga djaloshi, deri sa një kalimtar dëgjoi një pëshpërimë nga një pusetë në datën 25 qershor.
Ai njoftoi menjëherë policinë e cila shkoi në vendngjarje dhe pasi kontrolloi kanalizimet, gjeti djalin, në një zonë shumë pranë shtëpisë së tij.
Policia ka nisur një hetim nëse djali kishte humbur apo është futur qëllimisht në pusetë, ndërkohë që ai është dërguar në spital pa dëmtime serioze./A2CNN