Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka thënë se pritjet janë që kosovarët të mund të lëvizin pa viza që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Duke komentuar vizitën e liderëve të vendeve më të fuqishme të BE-së në Ukrainë, ai me anë të një postimi në Twitter tha se në këtë mes mund të ketë zhvillime pozitive edhe për Kosovën, shkruan lajmi.net.
Në këtë rrafsh, ai tha se vizat mund të hiqen nga 1 janari i vitit 2023.
“Kjo do t’i ndihmojë Kosovës edhe në liberalizimin e vizave. Njerëzit e Brukselit nuk duan të ngjallin shpresa në Kosovë – pas kaq shumë vitesh zhgënjimi – por pritshmëria është që pasaporta kosovare mund të bëhet e mjaftueshme për të hyrë në të gjithë BE-në pa viza që nga 1 janari 2023”, tha ai.