Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për vizitat e shumta pa ndonjë rezultat jashtë vendit.
Berisha ka vlerësuar se duke e marrë parasysh që Presidenti i Kosovës nuk ka kompetenca ekzekutive është i pakuptimtë gjithë ky shpenzim për ‘shëtitije lat e poshtë”, përcjell Demokracia.com.
“Aktivitetin e presidenteve e përcjelli nga pasioni për fushën t’cilën e kam studiu. Ajo që më bie në sy te Presidentja Osmani është dëshira e saj e madhe për me e shëtit globin. Marrë parasysh se Presidenti i Republikës nuk ka kompetenca ekzekutive, është i pakuptimte tere ky shpenzim për shëtitje naltë dhe poshtë. Zakonisht kur po del jashtë vendit, Presidentja nuk po kthehet pa i vizituar të paktën tri shtete. Rastësisht po qëllojnë vende ku te tjerët zakonisht shkojnë për qëllime turizmi e qe nuk kanë asnjë raport te theksuar me Kosovën. Ma shumë se njohja nga ta, deri sot s’na ka hy në punë kurrgjë. Dikur shkruaja se duhet demitizuar pozita e Kreut të Shtetit në Kosovë, sot po them se kjo pozitë duhet rehabilituar. Është njëfar mallkimi, kushdo që po e merr përsipër atë funksion, po del prej tefteri. Pak ma për tokë aman.”, ka shkruar ai.