Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se pa avancim të dialogut në Bruksel, nuk do të ketë shans që Kosova të anëtarësohet në EUROPL e INTERPOL.
Ngase sipas tij, kjo është çështje politike e që do të duhej të ishte çështje e sigurisë.
“Çështja e anëtarësimit në INTERPOL dhe EUROPOL është më shumë çështje politike. Ju po e shihni që ka disa vjet që nuk është dukë u diskutuar për këtë punë”.
“Pa një avancim të dialogut në Bruksel nuk mendoj që do të kemi ndonjë shans që Kosova të anëtarësohet më shpejt në INTEPOL dhe EUROPOL e cila është çështje politike e që do të duhej të ishte çështje e sigurisë”, tha Qalaj për EkonominaOnline.
Ndërsa sa i përket çështjes së aksioneve të policisë, Qalaj tha se është mirë që arrestimet të kryhet pa bërë zhurmë, në mënyrë që organet përgjegjëse të merren me rastin.
Ish-drejtori Qalaj theksoi se ndikimi politik nga Ministria e Punëve të Brendshme në Polici është 100%.
“Çështja e aksioneve spektakolare ose jo nuk mund të them. Është mirë që arrestimet të kryhen pa bujë mirëpo të kenë fakte të kenë dëshmi dhe normalisht që këto raste pastaj të shkojnë në organet përgjegjëse dhe të marrin dënimin ashtu siç parashihet me kodin penal”.“Unë mendoj që ka nevojë që institucionet e sigurisë të jenë më efikas në mënyrë që të kemi sa më pak korrupsion dhe krim të organizuar në vend”.“Nëse flasim për çështjet e ndikimeve politike ndaj arrestimeve nuk besoj ose nuk do të duhet të kishte. Mirëpo ndikimi politik sidomos i ministrisë në polici është 100%”, tha ai.