Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka shkruar në Facebook një postim rreth anëtarit të LVV-së, Elvis Hoxha për të cilin ka thënë se “i ka rastisur” të protestojë kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë.
Ajo e ka quajtur Hoxhën “demagog”, dhe është shprehur se “dërdëllis pandërprerë për problemet e zgjidhjet politike në Kosovë, për beneficionet që i merr nga pushteti.”
“Mos ta harrojmë që kulmi i politikes është lufta, kur ky njeri u ndodh në anën e kundërt të historisë. Shqiptarët me shekuj e kanë ditur kënd e kanë mik e kënd armik, ndonëse ishin të pashkolluar.”, ka thënë ajo.
Ky është postimi i saj:
Një kimist, me master ne filozofi në Paris, të cilit i rastisi të marrë pjesë në protestat kundër intervenimit tëNATO-s në Kosovë, në kohën kur shumë bashkëmoshatarë të tij nga Shqipëria iu bashkuan UÇK-së, demagog i llojit i cili dërdëllis pandërprerë për problemet e zgjidhjet politike në Kosovë, për beneficionet që i merr nga pushteti.
Mos ta harrojmë që kulmi i politikes është lufta, kur ky njeri u ndodh në anën e kundërt të historisë. Shqiptarët me shekuj e kanë ditur kënd e kanë mik e kënd armik, ndonëse ishin të pashkolluar.
Partitë politike shpesh kanë luajtur rol destruktiv për hesap votash e pushteti: përçarjen e popullit.
Turp!
P.S.
Nuk jam PSD dhe aktualisht në asnjë parti, ama aktiviste e ushtare e vendit tim, deri në frymën e fundit. Këtë gjë nuk ma ndalon dot askush.