Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell është emëruar drejtor ndërkombëtar i Rregullatorit Financiar në Britani (FCA).
O’Connell ka përvojë të gjatë si në Ministrinë e Jashtme ashtu edhe në atë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Ai iu bashkua Ministrisë së Brendshme në vitin 2020.
Detyrat e tij në FCA do të përfshijnë ofrimin e ndihmës për të formësuar strategjinë ndërkombëtare të rregullatorit financiar, duke përfshirë çështjet që ndërlidhen me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.
O’Connell, një mbështetës i madh i Kosovës, shërbeu si ambasador nga viti 2015 deri më 2019.
Më parë, ai kishte shërbyer si shef i Misionit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë nga viti 2004 deri më 2008.