IPK rekomandon suspendimin e një togeri dhe një zyrtari policor

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një togeri dhe një zyrtari policor).

Në njoftimin për median thuhet se hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Dhënia e ndihmës kryeseve pas kryerjes penale”.

“Hetimi i këtij rasti është vazhdimësi e hetimit të rastit të mëhershëm ku IPK ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit’ dhe ‘Manipulim me prova’”, thuhet në njoftimin për media.

Related Posts

Next Post

Te fundit

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?