Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës do të vendos për mbajtjen e seancës së radhës kur në rend dite është interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen:
“Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave, raporton Ekonomia Online.
Në shqyrtim është edhe Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
4. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
5. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021,6.
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave