Interi është në bisedime të avancuara me skuadrën e Torinos për shërbimet e mbrojtësit Gleison Bremer.
Lojtari është synimi kryesor i “Zikaltërve” për repartin e mbrojtjes, transmeton lajmi.net.
Vetë Bremer ka një marrëveshje për kushtet personale me Interin, ndërsa ajo që ka mbetur e pazgjidhur deri më tani është dakordimi në mes të klubeve.
Torino është duke kërkuar 40 milionë euro për brazilianin.
Interi aktualisht është duke e menduar këtë situatë, para se ta bëjë edhe zyrtarisht ofertën.