Kanceri i vezoreve vijon të jetë vdekjeprurës, por sa më herët të hetohet, aq më mirë.
Mirëpo, tani po dalin analiza të reja të gjakut që po e përdorin inteligjencën artificiale për të zbuluar shenjat e kancerit në stadet shumë më të hershme.
Jo vetëm të kancerit, por IA-ja po ashtu mund t’i shpejtojë analizat e gjakut për infeksione potencialisht vdekjeprurëse si pneumonia.
Doktor Daniel Heller është inxhinier biomjekësor më Memorial Sloan Kettering Cancer Center në New York.
Ai me ekipin e tij kanë zhvilluar një teknologji analizash që përdor nanogypa të vegjël të karbonit që përdorin që janë rreth 50 mijë herë më të vegjë në diametër se qimja njerëzore.
Kjo ia ka shtruar rrugën progresit në analizat e gjakut përmes shfrytëzimit të Inteligjencës Artificiale.