Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, ka prezantuar raportin me titull “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në raportin e IKD-së thuhet se në krahasimin e bërë mes Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, vihet re një disproporcion i madh kohor i ndërmarrjes së veprimeve nga këto dy institucione.
Hulumtuesja e lartë në IKD, Medina Kadriu, tha se zyrës së prokurorit i janë dashur 5 vite për ngritjen e aktakuzës së parë. Qasje joseriozë prokuroria ka treguar ndaj Thaçit e të tjerëve.
“Më 24 qershor të vitit 2020 është ngritur aktakuzë atë kohë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Një njoftim i tillë bie ndesh me vetë rregullat e kësaj gjykate. Arrestimi parë është bërë fillimisht për Sali Mustafën për kinse krimet e kryera gjatë luftës. Pastaj ka pasur me arrestimin e krerëve të OVL së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ky është rasti që aktgjykim të shkallës së parë. Rasti gjendet ne fazën e apelimit të shkallës së dytë më pastaj janë arrestuar zotëri Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi që i ngarkon me krime lufte edhe për tri lokacione. Zyrës së prokurorit i janë dashur 5 vite për ngritjen e aktakuzës së parë. Qasje joseriozë prokuroria ka treguar ndaj Thaçit e të tjerëve”.
“Në shumicën e rasteve ka treguar zgjatje të afateve për nxjerrje të provave. Këto janë mjaft shqetësuese. Pavarësisht që gjuha 4 punës është ankesa, shqetësuese janë përkthimet. Të gjitha këto ndikojnë në mbrojtjen efektive të mbrojtjes. Puna e prokurorit është përcjellë me parregullsi tjera dhe duhet të informojnë publikun për këto dokumente”, tha Kadriu.