Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, tash e sa javë ka nisur një aksion për largimin e terrasave të lokaleve të ndryshme të cilat kanë zënë hapësirat publike.
Sot kjo drejtori ka filluar largimin e tarrasës së hotelit “Swiss Diamond”.
“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur ne sheshin qendror të Prishtinës”, ka njoftuar Drejtoria e Inspekcionit. /Telegrafi/