Instituti i Kosovës për Drejtësi ka prezantuar raportin ”Sfidat në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të rënda” nga monitorimi i departamenteve të Krimeve të Rënda të gjykatave Themelore gjatë vitit 2021.
Medina Kadriu nga IKD, tha se Departamentet për Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Kosovës, vijojnë të ballafaqohen me lëndë që barten vit pas viti, duke rezultuar kështu në numër shumë të madh të lëndëve që mbeten të pazgjidhura çdo vit.
Sipas Kadriut, gjatë vitit 2021, Departamentet e shtatë Gjykata Themelore kanë arritur të zgjidhin më pak lëndë sesa që kanë pranuar. Mes gjykatave ka diferencë të konsiderueshme sa i përket mesatares së përgjithshme të zgjidhjes së lëndëve.
Sipas saj, IKD ka gjetur se shkeljet esenciale e dispozitave të procedurës penale është një ndër arsyet e shpeshta të kthimit të rasteve në rigjykim. IKD në gjetjet e saj thotë se mbi 90% e rasteve, gjykatësit shkelin afatet ligjore për trajtimin e rasteve sipas Kodeve të Procedurave Penale.