Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka prezantuar raportin me titull “Sfidat në trajtimin e krimeve të përgjithshme”.
Aty u tha që më shumë se 30 mijë lëndë vazhdojnë të jetë të pazgjidhura nga Gjykatat në nivel vendi, raporton Ekonomia Online.
Nga IKD-ja kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’i shpërndajë lëndët proporcionalisht, në mënyrë që të ulët sado pak numri i këtyre lëndëve të pazgjidhura.
Shqetësuese për ta mbetët zvarritja e aktakuzave ndaj politikanëve.Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, ka thënë se aktakuzat ndaj zyrtarëve të profilit të lartë, vazhdon të zvarriten. Ai ka përmendur edhe rastet kur këto procese nuk po marrin epilog përfundimtar.
“Një problematikë e këtyre rasteve është ngrija e aktakuzave ndaj të vdekurve. Ky problem ka qenë edhe në periudhat e kaluara kohore. Aktualisht është në zbatim sistemi për informatimin e lëndëve. I tillë ishte rasti ndaj dy gazetarëve. Përpos që nuk ka vepër penale kjo qasje e prokurorit përpos që paraqet mungesë të profesionalizimit, paraqet edhe cenim të lirisë së shprehjes. Në shkurt është caktuar edhe seanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Shelal Sveçla, për deklarimet e tij në media ishte në kontradiktë me atë çfarë ndodhi në seancë. Kjo shkelje e gjyqtarit në rastin e Sveçlës ka vazhduar edhe më tutje”, ka thënë ShalaE Myrvet Thaqi, hulumtues në IKD, ka thënë se Themelorja në Prishtinë vazhdon të jetë më e ngarkuara me lëndë, ndërsa ajo në Mitrovicë me më pak lëndë.
“Në baze të statistikave gjykata më e ngarkuar është Themelorja në Prishtinë. Me më së paku lende kanë qenë gjykatësit e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Këshilli Gjyqësor duhet të ndërmarrë masa dhe të bëjë transferimin e gjyqtare të lëndëve penale dhe të sigurohet që gjyqtarët të kenë lëndë të menaxhueshme në punë. Prokuroria më e ngarkuar me lëndë ka qenë Prokuroria në Prishtinë me 10 mijë lëndë.
Monitorimi që instituti bënë punën ka evidentuar trajtim jo efikas të proceseve gjyqësore. Ajo çka kemi evidentuar se këto zvarritje janë aktakuza ndaj politikanëve”, ka thënë ai.