Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur rreth vërshimeve të fundit që ndodhën në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohen komunat sa herë ka fatkeqësi natyrore.
Si përfaqësues i komunave, Ibrahimi ka kërkuar që Qeveria duhet t’i mundësojë komunave një fond emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, problem natyrore ka edhe në stinën e verës siç janë zjarret nëpër pyje.
‘’Po, duhet sa më shpejt që Qeveria t’i mundësojë komunave një fond emergjent. Nuk janë vetëm vërshimet problem por edhe verës po kemi zjarre nëpër pyje’’, tha Ibrahimi.
Më tutje ai tregoj se komunat nuk kanë asnjë kompetence përveç formimit të komisioneve për vlerësimin e dëmeve, sipas tij kjo është arsyeja se pse komuna nuk ka kapacitete të mjaftueshme për ti ndihmuar qytetarët.
‘’Komunat nuk kanë asnjë kompetencë përveç formimit të komisioneve për vlerësimin e dëmeve dhe pastaj gjithçka varet nga niveli qendror sa i përket pagesave të dëmeve. Duhet mjete që i mundësojnë komunave që t’i dalin në ndihmë qytetarëve. Qytetarët e njehin komunën si derë të parë për zgjidhjen e problemeve bazike dhe të gjitha ankesat dhe hallet i qajnë te komunat e jo te niveli qendror’’, deklaroi ai.
Duke treguar se edhe zjarrfikësit janë përgjegjësi e nivelit qendror e të gjitha shërbimet kryhen në nivel lokal.
Ibrahimi e ka quajtur të domosdoshëm dhe më se të nevojshëm që niveli qendror tu lejojë komunave të kenë një fond për emergjencë
‘’Lejimi i komunave për të pasur një fond për emergjencë është i domosdoshëm dhe më se i nevojshëm. Shpresojmë që niveli qendror do reflektoj në këtë kërkesë dhe në takimin e parë të komisionit të grandeve do iu mundësojë komunave planifikimin për emergjenca’’, tha kryetari Ibrahimi për indeksOnline.