Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në rast të ndonjë sulmi eventual jo vetëm të Serbisë por çfarëdo force Kosova e ka zotimin e autoriteteve të NATO-s që do të reagojnë menjëherë për mbrojtjen e vendit.
Tutje, ai tha se për sigurinë e vendit kujdesen edhe Policia dhe FSK-ja.
“Nëse flasim për mbrojtjen nga rreziqet e jashtme edhe në rast të një sulmi eventual jo vetëm të Serbisë por çfarëdo force qoftë na e kemi KFOR-in me mision të rezolutës 1244 dhe zotimin e autoriteteve të NATO-s që do të reagojnë menjëherë për mbrojtjen e Kosovës”.
“Ndërsa për sigurinë e vendit ne e kemi edhe Policinë edhe FSK dhe forcat tjera të sektorit të sigurisë të cilat në çdo herë të gatshme për mbrojtjen nga rreziqet e brendshme”.
“Kjo nuk shkëputet mundësia që në ndonjë rast eventual që do të marrin detyra shtesë edhe për mbrojtjen nga një rrezik edhe nga jashtë. Detyrë themelore është e KFOR-it dhe NATO-s”.