Luizi është distancuar nga partnerja e tij, Kiara këto ditë, gjë që e ka mërzitur këtë të fundit.
Por pas kësaj, qëndron një surprizë që këngëtari po përgatit për moderatoren.
Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka lënë hapur mikrofonin dhe biseda e tij është dëgjuar në audio, ai la të nënkuptohet se do i propozojë për martesë moderatores.
“Ku, ku, ku po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, s’më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por s’di çfarë”, tha Luizi.
Prej disa javësh, artisti ka bërë plane për t’i propozuar për martesë Kiarës.
Duket se tashmë është gjithçka gati, që Luizi t’i propozojë për martesë të dashurës së tij, pikërisht në spektaklin e sotëm.
Edhe vetë dy kanalet e “Digitalb” kanë bërë me dije se nesër gjatë spektaklit, një surprizë e madhe është rezervuar.