Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka kritikuar aktivistët dhe zyrtarët e VV-së, të cilët po i sulmojnë sindikatat.
Hyseni në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se si aktivistët majtistë po qëndrojnë indiferent ndaj këtyre sulmeve që po iu bëhen sindikatave të pavarura.
Postimi i tij i plotë:
Te majtet qe nuk i pame
Po sulmohen sindikatat. Ani cka?! Indiferenca ta ndryshk intelegjencen edhe t’len me ia arsyetu vetes vegjetimin krejt kohen. Disa jane ne ngrohtesine e gjirit te Liderit. Te tjeret ne punet e tyre. Te majte po, me marre ane ska nevoje. Diqysh kah progresi: identitet.
Veshtiresia e te ardhmes do te jete shpjegimi se modeli politik qe po coroditet nuk eshte deshtimi i nje qeverisjeje te majte, por vete tradhtia e idealeve te barazise.
Sipas Eurostat, Kosova e ka shkallen me te larte te pabarazise, nese e shohim hendekun midis atyre ne krye te strukturimit shoqeror, dhe atyre qe jane ne margjina (Gini Index). Kurrfare politika rishperndarese nuk kemi, asnje norme tatimore nuk ka ndryshuar. Ndryshe prej gjithe Evropes, Kosova nuk ka tatim ne dividende as ne trashegemi.
Punetoret vazhdojne te humbin jeten ne pune, kurse pushteti u jep mesim tu e disiplinu sindikaten.
Ku jane te majtet e VV-se? Ata qe na thoshin duhet me luftu nga brenda? Pak lesh te veshi, kryte n’zalle, naj karrige mbrapa. Kaq. E majta e tyne eshte kryte e njeriut: populli misherohet, thjeshtohet deri ne 1, behet zgjatim.
Njoh0 pa fund njerez n’kete Prishtine qe mbahet si te majte. Prej tana yrrneqeve.
Ka asi qe iu duket i vjeter nocioni klasik i luftes klasore, flasin per shtresat subalterne edhe hegjemonine, Gramshin e kane udhezim; njoh edhe ksi prej akademise, qe e kane me teorik shqyrtimin, t’kallxojne per strukturalizmin dhe post-strukturalizmin; disa tjereve, i mjeri une, zemra iu plase per Ameriken Latine; sandinista, chavista; plot te tjere mendjen e kane ne Afrike; anti-kolonializmi, orientalizmi, Fanoni, Saidi; ma heret i mbaj mend, t’u nxejke edhe pak puna, paten me shku partizan per Syrizen; ka qyteti jone edhe anarkista e autonomista, mezi nuk e presin 1 majin me ba 1 tick me grusht perpjete. Krejt keta pa dallim, Kuba i bashkon. Gjithcka ka ndodhur moti ne Kube. Vec kesaj, ne kosovaret nuk udhetojme dot ne Kube edhe me ardhe puna. E ne te njejten kohe, gjithmone Kuba eshte ekzotike.
Ngjarje eshte gjithmone e zhvendosur ne sherbim te rahatise. Revolucioni ose ka ndodh moti, pra eshte nostalgji, ose eshte larg gjeografikisht. Sa ma afer ne kohe dhe hapesire, aq ma pak premtuese eshte situata.
Nuk du me u ba arrogant tu thane se praktika ka perparesi absolute perballe teorise. Nuk them se kemi ketu najfare situate singulare prej nga pozicioni tash dhe ketu do te ishte mbi secilin shqetesim per boten e njerezimin. Vec hej, aman, qysh mos me i pase dy fjale per sulmin qe po i bahet sindikalizmit?! Pas shembullit te Hekuran Muratit, qysh kane me u sille pronaret privat me punetoret ne rast greve? Sa sindikata te reja kane me u formu?
Sindikatat sot po mbrohen prej njerezve qe thjesht kane disponim per te miren publike, ose per cfaredo arsye jane kunder pushtetit. Liberale shpeshhere. Ah po, liberale. Kjo eshte tash edhe nje arsyetim per me kqyre seri. Se, a po kupton? Na t’majte jemi.
E majta mundet me i pase 100 mosmarreveshje per natyren e kontradiktes, vecse ajo gjithmone ka relacion, materie dhe levizje. Solipsizem s’mund te jete. Qenia ime eshte bota. Perimetri i levizjes: 500 metra katrore n’qender t’Prishtines.