Ish-ministrja e Financave, tani deputet e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kolegut të saj nga Vetëvendosje, Armend Muja, i cili tha se papunësia nën Qeverinë Kurti, në Kosovë ka rënë në 17 për qind.
Bajrami me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo shifër është një propagandë e pastër e pushtetit.
“Asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se sa pagesa e mësimdhënësve. Asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë i saj:
𝗣𝗮𝗴𝘂𝗮𝗻𝗶 𝗺𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗲̈𝘀𝗶𝘁, 𝗺𝗼𝘀 𝗺𝗮𝗻𝗶𝗽𝘂𝗹𝗼𝗻𝗶 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝗶𝗳𝗿𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝘀𝗮𝗸𝘁𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁
Asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se sa pagesa e mësimdhënësve. Asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve.
Dhe, nuk është e vërtetë që është rritë punësimi për 6.9% në fund të vitit 2021.
Raporti Vjetor i Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021.
Foto dhe linku i bashkangjitur këtu.
Ndërsa shkalla e papunsisë sipas Agjecisë së Statistikave të Kosovës është 20.5%. Shih foton dhe linku i bashkangjitur këtu.
Propaganda nuk ka kalon! Paguani mësimdhënësit!.