Era e fitores së PDK-së po fryn fuqishëm në Istog dhe mbarë Kosovën!
Istogu, i njohur për erërat e mëdha dhe të forta, sot është mbështjellë nga një era e fitores së madhe të PDK-së!
Kudo në Kosovë, qytetarët po bashkohen rreth vizionit të qartë për rikthimin e shtetit në duart e atyre që dinë ta ndërtojnë dhe ta udhëheqin me dinjitet.
Shushica e Istogut, kjo tokë e lavdisë, e luftës dhe e sakrificës për liri, ka folur qartë: më 9 shkurt, PDK-ja rikthehet fuqishëm për ta shpëtuar Kosovën nga dështimi qeverisës dhe rrënimi që po i imponohet vendit!
Tubimi në Shushicë ishte dëshmi e qartë se qytetarët nuk pranojnë të heshtin përballë krizës, mashtrimeve dhe paaftësisë. Në veçanti, pjesëmarrja e madhe e zonjave të kësaj treve tregoi se PDK-ja është forca që i bashkon të gjithë, burra e gra, të rinj e të moshuar, në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit të plotë evropian.
Karvani i fitores së PDK-së po lëviz kudo në Kosovë! Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, populli po ngrihet për ta kthyer besimin, për ta rikthyer shtetin në duart e atyre që dinë ta mbrojnë dhe ta zhvillojnë. Më 9 shkurt, në referendumin e madh, është momenti historik për ta shpëtuar Kosovën!
(artikull i sponsorizuar)