Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Qeveria duhet të ekzekutojë pagat sot për mësimdhënësit.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka deklaruar se “ndëshkimi i Albin Kurtit është kaq i padrejtë dhe i shëmtuar sa që edhe pse të gjithë ishin në grevë, mësimdhënësit nuk morën fare pagat, ndërsa punëtorët e administratës po!”, shkruan lajmi.net.
“Zbatimi selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar, i padrejtë, si marrëdhënie e nënshtrimit dhe ndëshkimit të njeriut nga një njeri! Qeveria të ekzekutojë pagat SOT sipas shembullit të administratës, ligjeve vendore dhe normave demokratike ndërkombëtare!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai tutje ka thënë se Qeveria të udhëhiqet nga virtyti politik, duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes brenda tyre, që është zëri i mësimdhënësve.