Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar pasi Kongresi amerikan ka votuar sot pro Rezolutës për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, rezolutë kjo që ka kërkuar që personat përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyqi duhet të sillen para drejtësisë.
Njoftimin për kalimin e Rezolutës në Kongresin Amerikan e ka bërë familja Bytyqi përmes një reagimi në rrjetin social Twitter.
Hoxhaj, ka komentuar këtë lajm duke thënë se “Kriminelët serbë duhet të vihen para drejtësisë”.