Enver Hoxhaj i PDK-së, thotë se më mirë se një interpelancë e hapur, do të mund të mbahej një seancë e mbyllur e Kuvendit.
Ai thotë se në atë seancë do të diskutohej ‘shtruar për të ndërtuar një rezyme rreth çështjes së dialogut’.
“Kolegët nga Aleanca e kanë ftu një seancë të hapur, unë kisha pasë qejf me pasë një seancë të mbyllur, të folim shtruar dhe seriozisht për këtë temë, e ta ndërtonim një rezon shtetëror’, tha Hoxhaj.
“Nuk është vetëm vakum situata në veri. Po është humnerë politike, ku komunat e Kosovës janë pa kryetarë, asambletë pa këshilltarë, stacionet e policisë pa policë, gjykatat dhe institucionet e drejtësisë pa prokurorë dhe pa gjykatës, kjo është situatë reale dhe do të duhej të ishim të saktë nëse duam të lëvizim përpara.
Situate në veri të vendit, ndaq thoni është një vrimë e zezë, ndaq një gropë e madhe politike, aktualisht atje nuk ka institucione shtetërore as proces politik për ti krijuar ato.
Më vjen keq ta tham, por duhet ta tham, kjo data e 4-5 nëntor, jam duke folë për shtet e jo për llajka, 5 nëntorit është ora ma e keqe e historisë modern e shtetit të Kosovës është shembë më 4-5 nëntor” tha ai.