Asambleisti i Listës “Guxo” në Prizren, Petrit Hoxhaj, përmes njē shkrimi në facebook, ka njoftuar për vizitën në fshatin Poslisht ku kanë ndjekur nga afër investimet që po bëhen në këtë vendbanim.
Ky është postimi i plotë i z. Hoxhaj:
Sot, edhe pas orarit të punës, së bashku me drejtoreshën për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, znj. Lirije Xhemaj-Bytyqi dhe zyrtarët të kësaj drejtorie, kemi bërë vizitë në fshatin Poslisht (Gurra Poslisht) ku na priti edhe kryetari i fshatit z.Refki Alushaj , me qëllim të vazhdimit të fazës së dytë të investimeve nē këtë vend. Falemnderoj Komunën e Prizrenit për mbështetjen e dhënë dhe buxhetin e ndarë për këtë projekt. P.H