Ish-drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, në një postim në Facebook, ka shkruar se Kryeminstri Kurti po krenohet me punën dhe të arriturat e Postës në kohën kur ai ishte drejtor.
Tutje, Hoxha ka treguar se dy pullat postare që kanë fituar çmime ndërkombëtarisht, të cilat Kurti i ka përmendur të martën pas vizitës në Postë, janë poashtu të fituara në atë kohë.
Postimi i plotë:
Më vjen mirë që Kryeministri po krenohet me punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi në Postën e Kosovës, dy pullat postare që fituan çmimet më të larta ndërkombëtare e të cilat ju dhanë dhuratë dje Kryeministrit janë çmime të fituara në kohën kur unë isha Drejtor i përgjithshëm i kësaj ndërmarrje.
Po ashtu marrëveshjet me institucione publike për vendosjen e zyrave postare i kemi bërë ne, ato nuk janë rezultat i këtij menaxhmenti dhe i kësaj qeverie këto marrëveshje për vendosjen e zyrave i kanë të trashëguara nga ne.
Këto shërbime financiare jo bankare që i përmendi Kryeministri janë krijuar për herë të parë nga ne në Postën e Kosovës, pra janë shërbime të trashëguara.
Është me rëndësi për opinionin të kuptoj që për herë të parë Posta në pamundësi për ti ekzekutuar pagat e punonjësve ka hyrë në kredi, ka zvogëluar numrin e zyrave postare, nuk i ka deklaruar si pasuri zyrat postare në veri të Kosovës vetëm për të marr opinion të mirë nga zyra e Auditorit e që kjo përbën shkelje ligjore.